Po lufton me kancerin, Flamuri iu lutet me dorë në zemër shqiptarëve për ndihmë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.02.2025, 23:10

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një apel prekës për ndihmë nga 52-vjeçari Flamur Kullolli, i cili po lufton me kancerin në fyt.

Pas një vizite rutinë më shumë se një vit më parë, ai u diagnostikua me këtë sëmundje të rëndë që i ka prekur rëndë jetën e përditshme. Aktualisht, Flamuri nuk ka zë dhe ka vështirësi të madhe në frymëmarrje.

Për të përballuar këtë betejë jetike, ai ka nevojë për një operacion urgjent dhe trajtime të gjata terapike pas ndërhyrjes. Për fat të keq, kostot e këtyre trajtimeve janë jashtë mundësive financiare të tij dhe familjes së tij.

Me zemër në dorë, Flamuri kërkon ndihmën e shqiptarëve të mirë për të mbledhur fondet e nevojshme që t'i japin një shans për të fituar këtë betejë.

"Sado pak ndihmë e juaja do të vlejë shumë për mua. Shpresoj që të mund t'ia dal me sukses. Ju falënderoj nga zemra për çdo kontribut nga ana juaj," thotë ai në mesazhin e tij prekës.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit