E trishtë në Durrës/ Ndërron jetë në spital 12-vjeçarja, dyshohet se pësoi hemorragji cerebrale

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.02.2025, 20:36

Një ngjarje tragjike është shënuar sot në Durrës, ku një vogëlushe 12-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të qytetit bregdetar.

Raportohet se e mitura ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se vajza ishte paraqitur në Urgjencën e Pediatrisë së Durrësit me kriza epileptike pasditen e sotme, ku gjendja e saj ishte qetësuar.

Fatkeqësisht gjendja e saj më pas u përkeqësua dhe ajo u dërgua për mjekim në reanimacionin e të rriturve.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se hemorragjia cerebrale ka qenë shkaku i vdekjes së 12-vjeçares.

E mitura ishte nga Sukthi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit