Shantazhonin me video dhe foto intime, identifikohen dy autoret e mitura në Korçë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.02.2025, 20:03

Së fundmi janë identifikuar dhe arrestuar dy vajzat që fshiheshin pas faqes së "Instagram"-it "Laviret e Korçës", ku publikonin foto dhe video intime të bashkëmoshatareve.

Sipas burimeve, pas denoncimit nga të miturat, janë identifikuar dy vajzat minorene që menaxhonin faqen dhe hidhnin materiale intime të vajzave të ndryshme, së bashku me të dhënat personale.

Bëhet fjalë për dy vajza me iniciale E.P dhe P.M. Kjo e fundit ishte administratorja e faqes “Laviret e Korçës” në "Instagram", ndërsa e E.P, është identifikuar si person përgjegjës për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e "Instagram"-it.

“Nga hetimi intensiv, u arrit të identifikoheshin dhe arrestoheshin dy shtetase, për veprën penale “Pornografia me të mitur””, njofton policia.

Ndërkohë pritet të merren masa nga ana e policisë për dy vajzat minorene që shantazhuan dhe bullizuan bashkëmoshatarët e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit