U hoq si kryetari dhe i mori 6 mijë euro, “Delluksi” i TikTokut fut në kurth biznesmenin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.02.2025, 18:32

Janë zbardhur detaje të mashtrimit të dy personave, të cilët zhvatën 6 mijë euro një biznesmeni nga Lushnja, duke u hequr si kryetar bashkie.

Bëhet fjalë për Ervis Belollarin, i njohur në TikTok si “Delluksi”, i cili u arrestua nga policia, ndërsa Arsen Matollari është shpallur në kërkim.

Të dy dyshohen se kanë mashtruar biznesmenin duke u prezantuar si kryetari i bashkisë dhe duke i kërkuar 6 mijë euro me pretekstin e një problemi shëndetësor.

“Kam një hall shëndetësor në një spital privat në Tiranë”, i ka thënë telefonuesi, ndërsa biznesmeni i dha shumën e kërkuar.

Kur ata kërkuan edhe 7 mijë euro të tjera, ai dyshoi dhe i denoncoi në Komisariatin nr. 6 në Tiranë.

Policia identifikoi dhe arrestoi Belollarin, ndërsa Matollari është ende në kërkim. Ndërkohë vijojnë hetimet për kapjen e të dyshuarit të dytë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit