Dy tërmete të forta brenda një minute, kryeministri grek takim në Santorini

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 07.02.2025, 18:03

Dy tërmete goditën Santorinin pasditen e së premtes, brenda më pak se një minute.

I pari u regjistrua në orën 17:16, me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, ndërsa i dyti pasoi në orën 17:17, me magnitudë 4.5. Epiqendra e tyre ishte në jug-jugperëndim të Amorgos.

Pas ngjarjes, kryeministri Mitsotakis zhvilloi një takim me përfaqësuesit e interesuar në Santorini, ku u fokusua veçanërisht në çështjet e infrastrukturës, duke theksuar nevojën për masa si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatmesëm. Ai gjithashtu njoftoi një financim fillestar prej 3 milionë eurosh për ndërtimin e një porte shpëtimi në jug të ishullit, për t’u përgatitur ndaj çdo skenari të mundshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit