Modelja e njohur e rrjetit vdes papritur në moshën 28 vjeçare

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 07.02.2025, 17:24

Një vajzë 28-vjeçare ka vdekur papritur pas komplikacioneve të një infeksioni, duke lënë të shtangur familjarët dhe mijëra ndjekësit e postimeve të saj për modën.

Laleska Alexandre ishte dërguar me urgjencë në spital të mërkurën në qytetin brazilian Juazeiro do Norte, por kishte vdekur po atë natë.

E reja e njohur për stilet e modës dhe të jetesës që sugjeronte në rrjet, kishte marrë papritur një infeksion të rëndë në vezore, edhe pse nuk kishte vuajtur kurrë më parë nga gjendje të ngjashme.

Doktorët dhe prindërit nuk mund të shpjegonin zhvillimin kaq të shpejtë të një infeksioni kaq të rrallë, i cili shndërrohet në sepsis, duke bërë gjakun të helmohet dhe organet të dështojnë.

E ndjera Laleska u varros dje në qytetin Barro, rreth 70 kilometra nga vendi ku u nda nga jeta.

Modelja kishte më shumë se 25,000 ndjekës në rrjetet sociale që shprehnin ngushëllime të ndjera dhe nuk arrinin të kuptonin vdekjen e parakohshme të saj.

Një prej tyre shkruante: "Nuk arrij ta besoj, unë të admiroja shumë."

Një tjetër shkruante: "Oh Zot, jam e shokuar.

Zhvillimi vjen pas shtimit të pashpjeguar të vdekjeve të papritura në të gjithë botën vitet e fundit, që shkenca nuk i jep përgjigje përveç justifikimeve sipërfaqësore.

Një javë më parë modelja braziliane e rrjetit Lilian Martins Gomes vdiq nga një kancer i papritur në moshën 42 vjeçare.

Lilian e njohur gjithashtu si Lili Spada kishte më shumë se 1 milionë ndjekës në rrjetin Instagram por vdiq më 4 dhjetor 2024, katër muaj pas diagnostikimit me sëmundjen, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Modelja kishte më shumë se 25,000 ndjekës në rrjetet sociale që shprehnin ngushëllime të ndjera dhe nuk arrinin të kuptonin vdekjen e parakohshme të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit