Banorët e fshatit Poçest, një zonë vetëm një minutë larg Maliqit dhe katër minuta nga Korça, po përballen me një situatë të rëndë infrastrukturore. Sipas një denoncimi të ardhur nga një banor, rrugët e fshatit janë në gjendje të mjerueshme, duke u bërë thuajse të pakalueshme për mjetet dhe këmbësorët.
Pavarësisht afërsisë me qendrat urbane, infrastruktura e fshatit lë shumë për të dëshiruar. Gropat, baltërat dhe mungesa e mirëmbajtjes e kanë kthyer lëvizjen në një sfidë të përditshme për komunitetin. Qytetari thotë se i gjithë komuniteti është i zhgënjyer nga mungesa e vëmendjes së autoriteteve dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente për përmirësimin e rrugëve.
Situata bëhet edhe më problematike gjatë reshjeve, kur rrugët mbulohen nga uji dhe balta, duke vështirësuar edhe më shumë qarkullimin. Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa sa më shpejt për të siguruar një infrastrukturë të denjë për komunitetin.
Mesazhi i plotë:
“pershendetje ka mundesi te postoni disa foto te rrugeve te fshatit tim qe e mbulon sulltani i maliqit Fshati pocest vetem 1 minut larg nga maliqi dhe 4 minuta larg nga korca”.