Indianët djegin portretet e Trump pas prangosjes së refugjatëve gjatë fluturimit 40-orësh të kthimit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 07.02.2025, 16:11

Pas raportimeve se zyrtarët amerikanë kishin mbajtur të prangosur 100 indianë të deportuar nga SHBA gjatë fluturimit 40-orësh, madje edhe kur duhet të shkonin në tualet, një seri protestash janë ndezur në Indi kundër fushatës anti-emigracion të presidentit Donald Trump.

Mes demonstruesve para parlamentit indian kishte deputetë vendas, disa prej të cilave mbanin pranga simbolike ose pankarta që vinin në lojë miqësinë e reklamuar mes Trump dhe kryeministrit vendas Narendra Modi.

Në kryeqytetin Delhi, të rinj të partitë kryesore opozitarë dogjën një kukull me pamjen e Trump, shkruan rrjeti CNN.

Edhe muajin e shkuar u shfaqën pamje të refugjatëve kolumbianë të prangosur në fluturimin e deportimit, çka solli debate mes vendeve dhe fillimisht refuzim të fluturimeve nga presidenti Gustavo Petro.

Zemërimi në Indi vjen disa ditë para një vizite të pritur të presidentit Modi në SHBA për të takuar Trump ndërsa zyrtarë vendas nxisnin Modi të shfrytëzojë miqësinë e tij për zgjidhjen e çështjes.

“Kishim duart dhe këmbët e prangosura gjatë fluturimit,” tha 23-vjeçari Akashdeep Singh, i cili u kthye në vend të mërkurën bashkë me 103 të deportuar të tjerë.

“Ne i kërkuam zyrtarëve ushtarakë të na i hiqnin për të shkuar në tualet por ata na trajtonin shumë keq”, shtonte i riu.

Edhe refugjati tjetër Sukhpal Singh, 35 vjeç, tha se u ishin lënë prangat gjatë gjithë fluturimit.

Katër vitet e fundit numri refugjatëve indianë në SHBA është rritur ndjeshëm, nga rreth 8000 në vitet 2018-19 në 96,917 në vitet 2022-23, tregojnë të dhënat qeveritare.

Familjet indiane kanë thënë për mediat se duhet të shesin tokën te ndërmjetësit për të mbledhur mijëra dollarë për udhëtimin e rrezikshëm e të jashtëligjshëm drejt SHBA.

Katër vitet e fundit numri refugjatëve indianë në SHBA është rritur ndjeshëm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit