12-vjeçari godet me thikë 15-vjeçarin, i mituri transportohet në spitalin e Sarandës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 07.02.2025, 15:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mesditën e sotme teksa një 12-vjeçar ka qëlluar në shpatull me mjet prerës një 15-vjeçar.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Adem Sheme”, lagjja nr. 2, pas së cilës autori i mitur i identifikuar me inicialet M.M. është shoqëruar në komisariat, ndërsa 15-vjeçari i plagosur ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia lokale dha detaje të ngjarjes:

"Sot, në mesditë, në rrugën 'Adem Sheme', lagjja nr. 2, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 15-vjeçar është goditur me mjet prerës në shpatull nga një bashkëmoshatar. I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin e mitur M. M., 12 vjeç, i cili u shoqërua në Komisariat për veprime procedurale.

Gjatë veprimeve të mëtejshme lidhur me ngjarjen, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit