Gjendja e qendrës shëndetësore në Astir vazhdon të mbetet shqetësuese për qytetarët që e frekuentojnë çdo ditë. Siç na drejtohet një qytetar, pamjet e përditshme nga ky institucion shëndetësor tregojnë një mjedis aspak të përshtatshëm për pacientët, mes të cilëve ndodhen fëmijë dhe të moshuar.
Qytetari shkruan se gjatë dimrit, terreni i jashtëm kthehet në një kënetë balte, ndërsa në verë pluhuri mbulon hapësirën përreth, duke krijuar kushte të papërshtatshme për ata që duhet të presin me orë të tëra për të marrë shërbim mjekësor. Për më tepër, mungesa e ndërhyrjes nga institucionet përkatëse vetëm sa e rëndon situatën.
Banorët shprehin shqetësimin se, pavarësisht vështirësive të vazhdueshme, askush nuk ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar këtë situatë. Asnjë punonjës i bashkisë apo institucionit përgjegjës nuk është parë të marrë masa për pastrimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit përreth qendrës.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje JOQ, Ja pamjet e perditshme ne qendren shendetesore ne Astir. Ne dimer balta si ne kenete dhe ne vere pluhuri i tmerrshem. E te mendosh qe cdo dite vijne femije e te moshuar te semure e ,bajne radhe me ore te tera ne kete mjedis. Nuk vijne asnjehere punonjes te bashkise apo kush eshte pergjegjes, te vijne e te pastrojne .”