Një hotel në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë bashkiake raportohet se ndodhen në vendngjarje për të ndihmuar në sharjen e flakëve ndërsa ende nuk dihen shkaqet apo masa e dëmeve të shkaktuara.
Policia e Sarandës tha se ka nisur hetimet për verifikimet dhe zbulimin e shkaqeve të ngjarjes së papritur.