Në një rast vulgar abuzimi dhe pangopjeje me pushtetin, qytetarët denoncuan sot në redaksinë e JOQ favorizimet e militantëve dhe familjarëve të tyre nga zyrtarët në Roskovec.
Megjithëse zona ka figura që kanë kontribuar ndër dekada në arsimin apo shëndetësinë e vendit, duket se për kryetarët socialistë vendorë “vlerat” janë vetëm mbështetja e sektit të tyre politik e personal dhe jo kontributet në mirëqenien e përmirësimin e komunitetit.
Qytetarët të lodhur e zemëruar nga sjelljet prej padronësh kërkojnë që zyrtarët të ndërgjegjësohen për të kryer detyrat e tyre dhe jo për të nxitur militantizmin politik.
Denoncimi:
“Përshëndetje Joq, jam nga Roskoveci dhe banoj në Tiranë, bashkia Roskovec ka filluar të emëroj rrugët e fshatrave me emrat e njerzve që votojnë partinë Socialiste! Personi në fjalë nuk asnjë kontribut për fshatin Suk por vetëm se voton PS eshte nderuar me një tabelë në qendër të fshatit!! Ndërkohë nga ky fshat e nga ajo lagje ka mësues të nderuar infermiera të nderuar, mjek të nderuar si psh. Xhemal Zoga 40 vjet mësues, Faslli Toska 40 vjet mësues e drejtor shkolle, Sefedin Toska 40 mësues etj!!!!Faleminderit nëse e publikoni!
Shabani është një qytetar i fshatit Suk rreth të 70 vjeç i cili nuk ka asnjë profesion ose zanat por vetëm pse voton partinë socialiste dhe është edhe vjerri i administratores së njësisë.
Ai është pensionist i thjeshtë është militant i betuar i partisë socialiste. Nusja e djalit të tij është administratore e njësisë dhe ajo i ka vendos rrugës emrin e vjerritë saj. E dinë i gjithë fshati që bashkia bënë emërimet e rrugëve politike, duke vendosur emra të eksponentëve të PS!”
Imazhe të dërguara nga qytetari raportues: