Avioni bie papritur nga qielli mbi autobusin në mes të Sao Paulo

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 07.02.2025, 13:52

Zjarrfikësat thanë për mediat se autobusi urban i linjave Santa Brigida u godit papritur nga një avion që ra sot në mes të metropolit Sao Paulo në Brazil.

Shtëllunga të mëdha tymi shihej të ngriheshin në përplasjen e pabesueshme në zonën e quajtur Marquês de São Vicente, teksa mediat raportonin për dy viktima në bordin e avionit.

Fatmirësisht nuk u raportua për viktima në bordin e autobusit ndërsa kishte vetëm plagosje të drejtuesit të autobusit dhe të një motoçiklisti në afërsi të aksidentit.

Mediat vendase thanë se përplasja tregjike ndodhi rreth orës 7.20 të mëngjesit, ndërsa avioni i vogël që nuk dihet si ka humbur kontrollin, ishte i tipit King Air F90, me kapacitet për vetëm tetë persona.

Pamje të tmerrshme nga vendngjarja tregonin avionin e copëtuar duke u djegur, teksa zjarrfikësat luftonin për të zbutur flakët.

Zyrtarët ende nuk kanë dhënë shpjegime për shkaqet e aksidentit të tmerrshëm.

Pamje të tmerrshme nga vendngjarja tregonin avionin e copëtuar duke u djegur

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit