Në një denoncim shqetësues të ardhur në redaksinë e JOQ qytetarët raportojnë për papërgjegjshmërinë e autoriteteve bankare shqiptare, që në bashkëpunim me kompanitë e mikrokredive i penalizojnë ata sapo nuk arrijnë të marrin fitimet e tyre.
Qytetari raporton se përveç penalizimit, Banka e Shqipërisë nuk i përgjigjet kërkesave për kontakt nga klientët, megjithëse ka vendosur një seri numrash në dukje “në shërbim të qytetarëve”.
Qytetarëve padrejtësisht u hiqet e drejta për financime ose për të garantuar financime të familjarëve, prej penalizimeve të vuajtura nga kompanitë e mikrokredive.
Ndërkohë ankesat e tyre në institucione nuk marrin përgjigje nga zyrtarët që janë mësuar të përgjigjen vetëm kur ndjejnë erën e parave ose të përfitimit abuziv.
Denoncimi:
“Pershendetje joq, ju lutem dua te ngrej nje problematike ne lidhje me Banken e Shqiperise qe kane 10 numra ne ëebsite ama asnjeri nuk pergjigjet. Mund ta beni dhe vete proven kam qe ne oren 9 qe i telefonoj por del sekretaria. Na kane futur kreditore te keqinj se kemi marre kredi ne ate mikrokredit qe esht nen sekuestro nga spak ama tani qe duhet te ndihmojm familjaret ne marrjen e nje kredie te re nuk mundemi, as atje ku kemi kredin e vjetër, pasi paguajm dot se esht nen sekuestro. Ju lutem publikojeni anonim nese e shikon ndonje njeri qe merr vesh dhe te na japi ndonje zgjidhje se nuk dimë si te veprojm se na lane mes 4 rrugve”.