Zhvasin 6000 euro në emër të zyrtarit lokal, arrestohet ‘Delluksi’ i TikTok, një tjetër në kërkim

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 07.02.2025, 12:31

Dy persona kanë zhvatur 6 mijë euro nga një biznesmen duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Biznesmeni i mashtruar rezulton të jetë nga qyteti i Lushnjes dhe kishte aktivitet në tregun e bimëve medicinale por tentativa e përfitimit të jashtëligjshëm solli kapjen e të dyshuarit.

Policia raporton se i arrestuar është Ervis Belollari ndërsa në kërkim është shpallur Arsen Matollari.

Ervis Belollari raportohet se është një personazh i njohur i rrjetit Tik Tok me pseudonimin 'delluks."

Autoritetet kanë publikuar videon e momentit kur janë marrë 6 mijë eurot, të regjistruara nga kamerat e sigurisë, ndërsa shkruanin në njoftim:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti të përfitimit të një shume parash, me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Unknoën”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Ervis Belollari, 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Arsen Matollari, 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M. dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Dy persona kanë arritur të përfitojnë 6 mijë euro nga një biznesmen duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit