Punonjës të kualifikuar arsimi, në pritje të vendeve të punës denoncuan sot praktika abuzive në zyrën arsimore të Shkodrës e Lezhës, që u heqin atyre mundësinë e postit për të cilin janë trajnuar, dhe dhënien e vendeve kandidatëve të tjerë të pakualifikuar ose sipas dëshirës së drejtuesve.
Denoncuesja ankohet se zyra shpërndan email-in e postit për mësues për fëmijë me aftësi të veçanta te të gjitha profilet, madje dhe te arsimi parashkollor.
Në ankesat e saj me zyrën arsimore (treguar në pamje), mësuesja bën të qartë shkeljen e rregullores dhe zotohet se nuk do të heqë dorë nga e drejta e saj, nëse zyrtarët nuk korrigjojnë sjelljen e tyre.
Kjo pasi një përhapje e tillë pa kriter, jo vetëm shkakton padrejtësi por dhe dëmton arsimin dhe shëndetin mendor e shoqëror të fëmijëve në fjalë.
Mësuesit e specializuar në pritje të vendit të punës raportojnë se prej disa muajsh vende pune me kritere të veçanta, padrejtësisht i hapen të gjithë profileve, çka është një shkelje e qartë dhe rrjedhimisht mundësi abuzimi e korrupsioni në sistemin arsimor.
Praktika të tilla dëmtojnë qartazi cilësinë e arsimit dhe hapin mundësi të padëshiruara korrupsioni, nga i cili ky sektor vuan prej vitesh.
Denoncimi:
“A mund te me ndihmoni me nje problem qe po ndodhe tek zva Shkoder?! Jemi mesues te Ciklit Ulet, por problemi eshte se tek njoftimet qe behen per vendet e lira ne arsimin special (qe i perkasin arsimit fillor) futen mesues nga te gjitha profilet?! Disa here i kemi ngritur zerin tek ZVA Shkoder dhe tek DRAP Lezhe dhe asnje pergjigje. Shpalljet vazhdojne me te gjitha profilet.”