Një model e influencues i njohur në rrjet nga Korea e Jugut ka vdekur nga një gjendje misterioze shëndetësore në moshën e parakohshme 38 vjeçare.
Kim Woong Seo njihej për përmbajtjet e tij të lidhura me stërvitjen që postonte në rrjet për më shumë se 122,000 ndjekësit e tij në YouTube, si dhe më shumë se 40,000 fansa në rrjetin Instagram.
Vdekja e 38-vjecarit, e përshkruar vetëm si 'aksident', ka shokuar opinionin dhe familjen e tij.
Vëllai i tij i vogël Kim Ji Hyun, shkruante: 'Kim Woong-Seo ishte gjithmonë plot energji, ai ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Ai ka nisur tani një rrugëtim të gjatë dhe unë nuk mund ta mbahem më te dora e tij. Vëllai ynë dukej i fortë por ishte më delikat se të gjithë të tjerët”.
Nuk jepen detaje të tjera për vdekjen e Kim më 3 shkurt, por në fjalët e fundit të të vëllait koptohet se bëhet fjalë për një gjendje të papritur shëndetësore.
4 vitet e fundit shumë sportistë çuditërisht kanë humbur jetën ose kanë lënë karrierën e tyre si pasojë e episodeve të papritura shëndetësore, tumoreve ose atakë kardiakë.
Vetëm dy javë më parë më 23 janar i ndjeri shpërndante një postim për 43,000 ndjekësit ku shihej në një bar ulur me miqtë.
Funerali i tij u zhvillua më 5 shkurt në Gimhae në Korenë e Jugut.
Homazhe të shumta bëheshin nga fansat që shprehnin keqardhjen e tyre për sportistin e njohur të mirëqenies e shëndetit fizik.
Vdekja e tij vjen vetëm një muaj pas ndarjes së papritur nga jeta të një tjetër bodybuilder-i të njohur në Korenë e Jugut.
35 vjeçari Park Seung-hyun Park kishte më shumë se 830,000 të abonuar në rrjetin Youtube, para se vëllai i tij të njoftonte vdekjen, gjithashtu nga një “gjendje e papritur shëndetësore” shkruan rrjeti britanik Daily Mail.
Homazhe të shumta bëheshin nga fansat që shprehnin keqardhjen e tyre për sportistin e njohur të stërvitjes e shëndetit fizik.