Një situatë kaotike është shënuar sot në Qendrën Shëndetësore Nr. 3, ku pacientët janë detyruar të presin për orë të tëra për të marrë shërbimet mjekësore.
Pamjet tregojnë një qytetare e cila në mungesë të personelit mjekësor, është detyruar t’u matë tensionin pacientëve që prisnin në korridor.
Burimet njerëzore dhe infrastruktura duket se janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e qytetarëve.
DENONCIMI
”Nje qytetare e thjesht duke i matur tensionin pacienteve qe presin ne radhe me ore te tera te qendra shendetesore nr 3. Por ka shku radha aq shume, sa po zihen me njeri tjetrin dhe njerezit qe qendrojne ketu“