I dehur në timon përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, kapet autori i aksidentit në Elbasan

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 07.02.2025, 10:24

Ka rënë në pranga sot një 44-vjeçar i dyshuar si autori i aksidentit të rëndë mbrëmë në Elbasan, i cili përplasi një këmbësor dhe një mjet tjetër e më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi me iniciale F.P., dyshohet ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit ndërsa i lënduari aktualisht është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 55-vjeçar që ishte pasagjer, i cili nuk kallëzoi rastin në polici.

Policia njoftonte sot:

“Pasditen e djeshme, me automjetin që drejtonte i dehur, përplasi 1 këmbësor dhe 1 mjet bujqësor të parkuar, dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet dhe kapet 44-vjeçari.

Në pranga dhe një 55-vjeçar që ishte pasagjer në automjet, në momentin e aksidentit, dhe nuk e kallëzoi rastin.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore, të kryera menjëherë pas aksidentit rrugor të ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Tregan, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin F. P., 44 vjeç.

Nga veprimet e deritanishme dyshohet se me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, 44-vjeçari ka përplasur këmbësorin, shtetasin F. K., 56 vjeç, dhe 1 mjet bujqësor të parkuar, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 56-vjeçari aktualisht është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.

Në vijim të këtyre veprimeve, u vu në pranga, për moskallëzim të krimit, shtetasi A. B., 55 vjeç, pasagjer në automjetin e 44-vjeçarit, në momentin e aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit