Shqipëria po përballet me një krizë të thellë arsimore, ku 47% e popullsisë mbi 15 vjeç kanë arritje të ulëta në nivelin e edukimit, ndërsa 35.2% zotërojnë njohuri mesatare.
Sipas raportit, vetëm 18.1% e kësaj grupmoshe ka arritje të larta arsimore, ndërsa pothuajse gjysma e popullsisë shqiptare nuk është në gjendje të lexojë apo të shkruajë një deklaratë të thjeshtë dhe ta kuptojë atë, shkruan Monitor. Për më tepër, një përqindje e konsiderueshme nuk zotëron aftësi bazë në aritmetikë, çka kufizon ndjeshëm kapacitetin e tregut të punës dhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit.
Në një epokë ku inovacioni dhe teknologjia po avancojnë me ritme të shpejta, Shqipëria po humbet garën për zhvillim, pasi niveli i ulët arsimor po e lë pas në konkurrencën globale.
Nëse nuk ndërmerren masa konkrete dhe urgjente, Shqipëria rrezikon të mbetet edhe më prapa në garën për një ekonomi të qëndrueshme dhe një forcë pune të aftë.