Skandali i Mbetjeve Toksike të Kurum/ Kompania transportuese kërkon kthimin e kontejnerëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.02.2025, 08:37

Ndërsa hetimet për eksportin e mbetjeve të Kurum kanë ngecur për shkak të mungesës së ekspertëve për marrjen e mostrave nga 102 kontejnerët, kompania transportuese ka nisur të veprojë.

Për herë të disatë, kompania kërkon rikthimin e kontejnerëve, duke argumentuar se duhet të vazhdojë aktivitetin e saj.

Aktualisht, kontejnerët me mbetje ndodhen në Porto Romano nën ruajtjen e policisë. Deri tani, vetëm instituti Gjeologji-Miniera ka konfirmuar se mund të kryejë një pjesë të analizave.

Mbetjet e Kurum u eksportuan nga kompania “Sokolaj” drejt Tajlandës pa miratimin e autoriteteve të vendit pritës. Dyshohet se mbetjet janë toksike dhe për këtë arsye u kthyen sërish në Shqipëri. Skandali mbetet ende pa persona të ndëshkuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit