Tjetër denoncim për Shqiprim Xhaferaj, merr me qira ML dhe ‘zhduket’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.02.2025, 21:56

JOQ Albania ka marrë disa denoncime nga qytetarë që akuzojnë Shqiprim Xhaferajn për mashtrime të përsëritura në tregun e makinave me qira.

Sipas pretendimeve të denoncuesve, Xhaferaj ka marrë automjete me qira nga pronarë të ndryshëm, por në vend që t'i kthente sipas marrëveshjes, dyshohet se i ka shitur, ose çmontuar dhe më pas i ka shitur pjesët e tyre në Kosovë.

Një prej dokumenteve të paraqitura së fundmi në redaksinë tonë është një kontratë për një automjet tip ML 320 CDI, me targë H029OH, e nënshkruar më 6 janar 2025. Kontrata parashikon përdorimin e mjetit për katër ditë, me një tarifë prej 45 eurosh në ditë dhe një pagesë totale prej 180 eurosh. Dokumenti përfshin gjithashtu lejen e drejtimit të 31-vjeçarit.

Ai bën apel qytetarëve që nëse dikush ka informacion mbi automjetin e tij të njoftojë menjëherë autoritetet.

Denoncuesit pohojnë se ky nuk është një rast i izoluar. Veprimet e dyshuara të Xhaferajt për çmontimin dhe shitjen e të automjeteve dhe pjesëve të tyre kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare për pronarët e mjeteve.

JOQ Albania fton qytetarët që kanë përjetuar raste të ngjashme ose që kanë informacion shtesë për këtë situatë të ndajnë denoncimet e tyre. Bashkëpunimi qytetar është i rëndësishëm për të zbardhur plotësisht këtë skemë të dyshuar mashtrimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit