Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, kësaj here në Fier.
Raportohet se një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet në aksin rrugor Levan-Vlorë, në vendin e quajtur 'Ura e Mifolit'.
Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur, ndërsa drejtuesi i automjetit është identifikuar si 40-vjeçari B.S., banues në qytetin e Vlorës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Pak më herët një tjetër aksident u raportua në Elbasan, ku një automjet përplasi një këmbësor, i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, pasi mbeti i plagosur rëndë.