Makina përplas këmbësorin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.02.2025, 20:20

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Kyçuk të Njësisë Administrative Tregan.

I plagosur ka mbetur një 55-vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe ndalimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit