Tmerr në aksin Durrës-Tiranë: Shoferi kryen manovra të rrezikshme

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.02.2025, 19:55

Një tjetër rast alarmant i sjelljes së papërgjegjshme në rrugë ka tronditur drejtuesit e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë. Një qytetar ka denoncuar një shofer i cili lëvizte me shpejtësi dhe kryente manovra të rrezikshme, duke vënë në rrezik jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur dje në mesditë dhe është regjistruar nga kamerat e makinës së tij, si përpara ashtu edhe pas. Ai thekson se ka prova të qarta në video dhe kërkon që rasti të bëhet publik, në mënyrë që shoferë të tillë të ndëshkohen dhe të rritet ndërgjegjësimi për sigurinë rrugore.

“Është një tmerr i vërtetë! Nuk dilet më në rrugë nga këta tipa,” – shprehet qytetari i revoltuar, duke theksuar se raste të tilla po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, ndërsa autoritetet duket se nuk po marrin masa të mjaftueshme për t’i ndaluar.

Sjellja e papërgjegjshme në rrugë është një kërcënim i madh për sigurinë publike. Rritja e monitorimit dhe dënimi i ashpër i shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit janë të domosdoshme për të parandaluar tragjeditë e mundshme. A do të ndërhyjnë autoritetet këtë herë, apo rastet e tilla do të vijojnë të kalojnë pa ndëshkim?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit