Babai ka dashur të më vrasë me thikë, zbardhet dëshmia e djalit të mitur të familjes Loka

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.02.2025, 18:47

Gjykata e Durrësit ka dënuar sot më 10 vite burg Xhemal Lokën, për armë mbajtje pa leje dhe se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij Bedrie Loka më 2 janar të 2024.

Është publikuar dëshmia e një prej djemve të çiftit Loka, i cili ka rrëfyer për dhunën e përsëritur në familje.

Në dëshminë para prokurorëve, i mituri K. Loka, ka rrëfyer se i ati ka dashur ta vrasë edhe atë me thikë.

“Babi asnjëherë nuk ka qenë pranë nesh, ka bërë kërcënime, ofendime, ndaj nesh dhe marrëdhënia e dy prindërve ka qenë e keqe. Mami donte të shkonte tek e nëna dhe babi nuk e linte të shkonte pasi e shtynin njerëzit e tjerë. ]

Mua më ka marrë mami në telefon dhe më tha ka ardhur babi dhe unë shkova tek shtëpia dhe shikoj se gjerat ishin në ekstrem. Babi e kishte dhunuar mamin me grushte, e kishte shtrirë përtokë, ishin zënë me njëri tjetrin dhe mami ishte nxirë komplet nga krahët dhe pjesë të trupit që më tregoj mami. Edhe më përpara janë grindur të dy pasi babi nuk e linte të shkonte tek dajat dhe nëna e saj dhe i thoshte do të t’i vras vëllezërit.

Kur erdhi me datë 27 dhjetor 2023, e shtyu mamin dhe unë u çova në këmbë dhe ai shkoj e mori thikën të më therte mu dhe po mos të ishte mami dhe vëllai do më vriste.

Në lidhje me ngjarjen e fundit babi ka kryer veprime kundrejt mamit edhe fizike dhe psikologjike nga viti 2021 e në vazhdim, kanë ndodhur shpesh. Kam qenë i pranishëm në të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpi dhe babi ka bërë veprime të përsëritura dhune fizike ndaj mamit duke e goditur me duar dhe me shkop, me mjete që ishin aty.

Përveç nënës edhe mua më ka dhunuar babi më ka rrahur me grushte, për faktin se përse nuk mëson në shkollë, me rrip, në fytyrë e në trup komplet, më ka ul në divan dhe më gjuante dhe ka ndodhur në disa raste në të njëtën formë…"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit