Erion Veliaj mbulon Skënderbeun

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.02.2025, 18:38

Një akt i paprecedentë ka ndodhur në zemër të Tiranës: statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është mbuluar plotësisht. Pas këtij veprimi absurd qëndron Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj, i cili, në vend që të respektojë simbolin më të madh të kombit shqiptar, e ka fshehur atë pas një banderole. Arsyeja? Një projekt për të vendosur një kopje të statujës në Paris.

Por ç'lidhje ka kjo me mbulimin e monumentit në Tiranë? A është ky një tregues i shkujdesjes totale ndaj historisë sonë? A po mundohet Veliaj të zhvlerësojë figurën e Skënderbeut në sytë e shqiptarëve? Ky është një veprim i pajustifikueshëm që fyer ndjenjat kombëtare të qytetarëve dhe shtron pyetjen e madhe: çfarë ka kaq urgjente për të fshehur?

Historia nuk mbulohet me banderola propagande! Skënderbeu është simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare, dhe askush – as Erion Veliaj, as kushdo tjetër – nuk ka të drejtë ta trajtojë me këtë mospërfillje. Shqiptarët meritojnë përgjigje: pse është mbuluar statuja e Skënderbeut dhe çfarë fshihet pas këtij vendimi absurd?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit