Një linjë ajrore ka ndaluar bateritë rezervë të aparateve ose ‘power-banks’ në bagazhet e pasagjerëve pas një zjarri gjigant që shkatërroi një prej avionëve të saj të parkuar në pistë më 28 janar.
Linja koreano-jugore Busan tha se nuk do të lejojë më bateri rezervë në bagazhe prej rrezikut të zjarrit që ato përbëjnë.
Zhvillimi vjen teksa disa linja tragetesh kanë ndaluar transportin e automjeteve elektrike pas disa zjarreve masive të nisura nga bateritë e mjeteve.
Hetimet e autoriteteve koreano jugore ende nuk kanë përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit, por thonë se mund të jetë një ‘kombinim faktorësh’.
Zyrtarët thanë se kanë vendosur udhëzime paralajmëruese për pasagjerët që bateritë rezervë të mbahen afër trupit të tyre për t’u pikasur nëse nxehen ose për të dalluar flakë ose tym të mundshëm.
Air Busan shtonte se ndryshimet do të përfshijnë trajnime shtesë të personelit kundër zjarrit.
Zjarri i 28 janarit kishte nisur gjatë përgatitjes së avionit për fluturimin drejt Hong Kong, kur u pikas nga një asistent fluturimi në anën e pasme të avionit.
Bateritë përdoren në shumë mjete moderne të teknologjisë si tableta, laptopë, celularë, dhe mund të shkaktojnë zjarre të rrezikshme kur bëjnë kontakte gjatë karikimit ose përdorimit.