Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në Lezhë, ndërsa detaje të reja po dalin në dritë mbi rrethanat e ngjarjes. Viktima është identifikuar si Romario Brunga.
Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një vrasje apo një akt vetëvrasjeje. Në automjetin e tij është gjetur një armë zjarri, ndërsa trupin e tij e ka prekur vetëm një plumb.
Për shkak të pranisë së pistoletës në makinë, policia po heton mundësinë e një vetëvrasjeje, por vijojnë verifikimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.