Dy shqiptarë janë arrestuar së fundmi nga karabinierët e Sora në Itali, për një rrjet të organizuar trafiku droge, ndërsa një total prej tetë personash u hetuan nga prokuroria e Cassino, në një operacion të me zanafillë gati dy vite më parë.
Zyrtarët thanë se arrestimi i një shpërndarësi në vitin 2023 çoi në zbërthimin e celulës në Sora, ku shqiptari kishte lëshuar shtëpinë si bazë droge për ‘turistët sezonalë të kokainës’, ndërsa vëllai i tij menaxhonte biznesin dhe fitimet.
Kontrolli i banesës lejoi oficerët të gjenin të paktën 30 gramë kokainë dhe rreth 2000 euro.
Apartamenti që rezultonte i blerë nga një tjetër shqiptar, një 31 vjeçar i larguar nga Italia prej disa vitesh, ishte kthyer në një rezidencë, ku sipas medias së vendit fqinj, ‘strehoheshin kreshnikët e grupit kriminal’.
Urdhrat për ‘turistët’ e drogave jepeshin në një numër telefoni të dedikuar, duke përdorur disa ‘dredhi’ për të humbur gjurmët.
Policia shtonte se paratë që fitoheshin i dorëzoheshin një personi që thirrej me emrin e koduar “Turkistes”.
31-vjeçari shqiptar u ndaluar sot bashkë me të dashurën e tij ndërsa u kontrolluan banesat e 5 të dyshuarve të tjerë, shtojnë autoritetet.