Mediat: Si kontrollojnë Biden e Soros narko-shtetin e tyre të preferuar Shqipërinë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 06.02.2025, 17:04

Në një analizë të rrjetit amerikan ‘Washington Examiner’ për situatën në Shqipëri, gazetarja Tiana Lowe Doescher përshkruan në detaje politikën e dhjetë viteve të fundit bazuar në arrestin shtëpiak të kreut demokrat, duke përshkruar se si administrata Biden me ambasadorët e saj krijuan dhe udhëhoqën reformën në drejtësi për të ruajtur kontrollin e këtij sektori.

Artikulli detajon sesi Kim në 2023 u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani, për t’u siguruar që Berisha të vendosej në arrest shtëpiak, dhe më pas që dy figurat e tjera të opozitës Ilir Meta e Fatmir Mediu të ishin të akuzuar e të hetuar për krime deri në fund 2024.

Gazetarja përmend lidhjet e kryeministrit Rama ne trafikun e drogave me anë të ministrit Saimir Tahiri, i cili u dënua për abuzim me detyrën, ndërsa edhe pasuesi i tij Fatmir Xhafaj, dha dorëheqjen pas akuzave për lidhjet me trafikun.

Më tej gazetarja quan Shqipërinë ‘narko-shtetin kryesor të Evropës’ me 266 shtetas të arrestuar në vende të ndryshme për trafik kokaine, ndërsa sipas gazetës gjermane Bild, hetuesit thonë se 32 banda shqiptare kontrollojnë tashmë trafikun e kokainës në kontinentin e vjetër.

Ajo shton se Biden e Blinken kanë punuar për eliminimin e kundërshtarëve të kryeminsitrit Rama.

“Lidhja Blinken-Soros është një faktor,” thotë gazetari i WE, Schindler. “Mendoj se ata kanë shumë ngjashmëri ideologjike, se Rama dhe Socialistët po marrin shumë ndihmë nga Soros dhe demokratët në SHBA, dhe kjo e ka kthyer Shqipërinë në një narko-shtet me korrupsion fantastik, me shuma të mëdha parash ilegale që hyjnë aty. Unë e di se inteligjenca e SHBA i njeh lidhjet e Ramës me trafikun, por administrata Biden i ka thënë ‘s’ka problem’. Se ku do të çojë kjo, jo vetëm që nuk e dimë por askush në Uashington nuk guxon të pyesë”.

Artikulli shton sesi Blinken ka quajtur dikur kreun e SPAK, Altin Dumani “kampion anti-korrupsioni,” teksa lidhja me Ramës dhe makinerisë së Soros është më e afërt se kurrë. Alex Soros, vjen rregullisht në Shqipëri dhe quan Ramën “vëllai në Tiranë”

Paralelizmat mes Berishës dhe rikthimit të Trump janë përndjekja e të dyve nga prokurorët e Soros me akuza të rreme, me qëllim forcimin e shanseve zgjedhore të të majtëve.

Prandaj sipas Schindler çështja e Shqipërisë duhet deklaruar dhe marrë seriozisht që të gjithë në Perëndim të trembet sesi milionerët e transformojnë një vend sipas interesave të tyre.

“A mendoj se njerëzit e Soros do t’ia bëjnë këtë edhe Amerikës? Ndoshta jo por rasti i Shqipërisë tregon se mund të funksionojë shumë mirë për kontroll total”, shton ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit