Fshatrat e Kolonjës, si Butke, Bezhani, Mileci dhe Shtika, po përballen me një situatë alarmante, pasi rrugët e tyre po dëmtohen rëndë. Një qytetari i zonës shpreh shqetësimin se këto fshatra, tashmë të lëna pas dore nga autoritetet, po përjetojnë një tjetër goditje me prishjen e infrastrukturës rrugore.
Sipas qytetarit, rrugët po shkatërrohen si pasojë e mjeteve të tonazhit të rëndë që transportojnë qymyr nga zona, ndërsa mbetet e paqartë se kush qëndron pas kësaj veprimtarie. Kjo situatë ka bërë që banorët të ndihen të braktisur dhe të shqetësuar për të ardhmen e fshatrave të tyre.
Ndërkohë, nuk ka ende një reagim nga autoritetet lokale për të sqaruar rrethanat e kësaj problematike dhe për të marrë masa ndaj dëmit që po i shkaktohet infrastrukturës rrugore në këtë zonë. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të rrugëve dhe për të gjetur përgjegjësit e kësaj situate.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje !! Dua qe kjo vidjo te behet jehone si po ja u shkatrojn dhe rruget fshatrave te Kolonjes Butkes Bezhani Mileci Shtika Katastrof Mire ne meshire te fatit fshatra te harruara nga bashkia por tani po ja shkatrojn fare rruget Marrin qymyr se di kush fshihet mbas gjithe kesaj mynxyre”.