Miliarderi italian mes tre viktimave të rrëzimit të papritur të helikopterit në Parma

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 06.02.2025, 16:06

Një helikopter është rrëzuar mbrëmë pak pas ngritjes në Castel Guelfo, në provincën e Parma në veri të Italisë, duke lënë të vdekur tre personat që ndodheshin në bord.

Viktimat ishin dy pilotët dhe manjati i ushqimit, 41-vjeçari Lorenzo Rovagnati, kreu i kompanisë “Gran Biscotto” dhe një nga trashëgimtarët e kompanisë “Paolo”.

Helikopteri u rrëzua brenda pronës së tij në kështjellën “Castel Cuelfo”, në komunën Noceto. Kështjella i përket familjes Rovagnati.

Helikopteri po ngrihej dhe ndoshta, pas pikasjes së një avarie tentoi të kthehej në tokë por nuk ia doli kurrë.

Shpejtësia me të cilën helikopteri u rrëzua në tokë nuk la asnjë mundësi shpëtimi për tre personat në bord, të cilët vdiqën menjëherë. Zjarrfikësit ndërhynë për të ofruar ndihmë, por ishte shumë vonë për të evituar tragjedinë.

Zyrtarët thanë se po hetojnë shkaqet e tragjedisë së papritur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit