Rruga “gjysmake”, qytetarët ankohen për mungesën e ndërhyrjes nga autoritetet

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 06.02.2025, 16:13

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë lidhur me punimet që po kryhen në rrugën “Princ Vidi” dhe mungesën e ndërhyrjeve në rrugën “Nikollë Ivanaj”, e cila është një vazhdim i saj.

Sipas qytetarit, rruga “Princ Vidi” është duke u sistemuar, janë vendosur ndriçues dhe po përgatitet për asfaltim. Megjithatë, rruga “Nikollë Ivanaj”, e cila lidhet me të dhe çon drejt kopshtit “Pinoku” dhe çerdhes, nuk është prekur fare nga punimet. Në këtë rrugë kalojnë çdo ditë dhjetëra prindër me fëmijët e tyre, përfshirë ata me karroca, përveç banorëve të zonës që e përdorin për lëvizje të përditshme.

Nga situata në terren, duket se asfaltimei është realizuar deri te hyrja e ambulancës, një pikë me rëndësi për banorët e zonës, pasi aty marrin shërbime mjekësore shumë qytetarë nga Bregu i Lumit dhe zona e Treshit. Megjithatë, pjesa tjetër e rrugës, që të çon te kopshti dhe çerdhja, është lënë në gjendjen e mëparshme, pa ndriçim dhe pa asfaltim, duke e vështirësuar qarkullimin për qytetarët.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet për të përfunduar plotësisht punimet, duke përfshirë edhe segmentin e mbetur të rrugës, që është mjaft i frekuentuar nga fëmijët dhe prindërit e tyre.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje. Nese mund te beni nje denoncim. Po behet sistemimi i rruges Princ Vidi, jane vendosur drita e po behet gati per asfalt. Rruga Nikolle Ivanaj qe eshte ne vazhdimesi nuk eshte prekur fare, as drita as asfalt. Kjo rruge te con tek kopshti Pinoku dhe cerdhja, me dhjetra prinder kalojne perdite, disa dhe me karroca, pervec banoreve qe jetojne aty. Nga punimet duket qe shtrimi do shkoj deri tek hyrja e ambulances, ku gjithashtu vine me dhjetra qytetare cdo dite, sepse mbulon te gjithe zonen e bregut te lumit dhe treshit. Ju faleminderit. U shtrua rruga, dhe asfalti ndalon mu lara hyrjes se ambulances. Pjesa tjeter e rruges qe te con tek kopshti dhe cerdhja u la ashtu sic ishte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit