‘Veprim kaq kriminal ndaj vendit tënd’, qytetari denoncon pushtimin e detit nga ndërtuesit në Sarandë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 06.02.2025, 15:06

Në një denoncim alarmant në redaksinë e JOQ, qytetari raportoi sot praktika shkatërrimtare dhe heshtjen e shtetit ndaj gjymtimin të mjedisit ujor të qytetit të Sarandës.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen praktika monstruoze të betonizimit dhe shkatërrimit të bregdetit natyral në lagjen 4, poshtë Teqesë në Sarandë.

Përveç dëmtimit të grykës piktoreske bregdetare, ndërtuesit kanë nisur hedhjen e rërës në det me qëllim shtimin e sipërfaqes së ndërtimit dhe mbushjen me beton të gjirit natyral.

Raportuesi dënon gjithashtu indiferentizmit e publikut dhe përmend me të drejtë se me denoncimin e tij “kreu detyrën ndaj Atdheut”, sado që kjo fjalë është bërë ‘e huaj’ përballë njerëzve në pushtet që gjithnjë e më shumë janë verbuar nga makutëria.

Qytetari i informuar gjithashtu radhit nenet e ligjeve të shkelura nga procedurat e shfaqura në pamje, por me sa duket ata që duhet të mbrojnë ligjin nuk e kanë problem të mbyllin sytë para abuzimit.

Denoncimi i qytetarit:

Situata eshte qe tek ajo shtepia ka germuar vendin brenda shtepise dhe i ka hedhur i ka rene shkur, per te mbushur detin qe te shtoje toke mbi det por nuk kam video kur po punonte. Dhe keto mi dërguan. Po e shkaterrojne vendin aty, pozicioni eshte i fshehur nuk duket se eshte gryke, por mjafton te shihet si video qe te levize shteti, i cili fle gjumë. I ka hedhur anes rruges plot kamiona brezare brezare do ti bej sic kuptohet deri kur te arrij ne det avash avash do hedhi dhe aty te formoj toke te mbushe gjirin e vogël. Eshte ne Lagjen Nr 4 Sarande, shkeljet janë këto:

Neni 150 : Shkatërrimi i prones;

Neni 199 : Shpërdorimi i tokës;

Neni 200 : Pushtimi i tokes;

Neni 201 : Ndotja e ajrit, e ujrave dhe e tokes;

Neni 201/a : Menaxhimi mbetjeve;

Neni 205 : Prerja e paligjshme e pyjeve

Une e bera detyren time kundrejt Vatanit qe po e shkaterrojme dita dites ata me Krimin qe po Kryejne ndersa neve me Indiferentizmin tone cme duhet mua, nuk jam kundra zhvillimit por te respektohet natyra

Qytetari shton më tej:

Shqiperise, ate qe nuk ja kane bere as Armiqte me Gjakatare dhe me te Betuar, po ja bejne sot vete Shqiptaret. Ate qe Natyra e ka krijuar me mijera vjet, shqiptari sotem e zhduk fap e fap. Si ka mundesi te kryesh kete Krim, të jesh kaq Kriminal, kundrejt vendit tend?”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit