Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.02.2025, 14:47

Ministria e Ekonomisë nesër ose të hënën do të shpallë masa për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore bazë, për të cilët qytetarët po organizojnë bojkot ndaj tregjeve më të mëdha.

Ministri Besar Durmisi bëri të ditur se do të mbahet takim me sindikatat, organizatat e konsumatorëve dhe institucionet përkatëse për metodologjinë e re për llogaritjen e shportës së konsumatorit.

“E kuptoj organizimin e bojkoteve dhe e mbështes, por nuk do të lejojmë praktika spekulative që rrisin çmimin e produkteve. Do të marrim masat e duhura”, tha Durmishi.

Ai informoi se Inspektorati Shtetëror i Tregut deri në fund të kësaj jave do të përfundojë kontrollet, ku do të përfshihen distributorët, furnitorët, prodhuesit dhe tregtarët, për të kontrolluar nëse është rritur marzhi i çmimit.

Sa i përket pagës minimale, Durmishi konfirmoi se Qeveria mbështet metodologjinë e harmonizuar dhe është e gatshme të mbështesë marrëveshje të reja nëse sindikatat dhe punëdhënësit bien dakord.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit