Vadim Stroykin, një kantautor rus që ka folur hapur kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, raportohet se “ka rënë” nga dritarja teksa policia po kontrollonte apartamentin e tij të enjten, sipas projektit të të drejtave të njeriut OVD-Infor.
Ai ishte gjetur i vdekur në vendngjarje.
Mediat ruse thonin se oficerët kishin shkuar në shtëpinë e Stroykin në lidhje me një çështje kriminale ku ai akuzohej se kishte bërë donacione për ushtrinë e Ukrainës.
“Gjatë hetimit burri kishte kërkuar të shkonte në një dhomë tjetër, ku shpejt hapi dritaren dhe dnërmori vperimin e pakthyeshëm”, shkruante rrjeti ‘Mash na Moike’ në platformën Telegram, duke lënë të kuptohet se Stroykin kishte kryer vetëvrasje.
Zyrtarët rusë thanë se kanë hapur një hetim mbi vdekjen e Stroykin.
Versioni vetëvrasjes mbetet i dyshimtë për kritikët pasi i ndjeri në vitin 2022, kishte kritikuar sulmin e Rusisë në Ukrainë në postimet e tij në rrjetet sociale.