Modelja britanike e udhëtimeve vdes papritur në hotelin në Sri Lanka

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 06.02.2025, 12:43

Një 24 vjeçare britanike e njohur në rrjet për dokumentimin e udhëtimeve të saj, ka vdekur në fillim të javës kur u sëmur papritur në hotelin ku po qëndronte në Sri Lanka.

Ebony McIntosh pësoi vështirësi frymëmarrjeje e të vjella bashkë me një tjetër turiste nga Gjermania.

E reja britanike vdiq disa orë pas trajtimit në spital nga shkaqe të paditura.

Ebony ishte nisur nga Britania për në Sri Lanka më 28 janar, dhe kjo ishte ndalesa e saj e parë e udhëtimeve në Azi, që cilin e reja kishte muaj që e përgatiste.

Shkaku i saktë i vdekjes nuk dihet ndërsa zyrtarët thonin se “mund të jetë helmuar nga pesticidet e hedhura në dhomë kundër parazitëve të dyshekut”.

Por një mike e familjes së Ebony tha për mediat: “Familja dhe nëna e saj janë të shkatërruar, të pangushëllueshëm, ajo ishte jeta e tyre”.

Ebony ishte më e madhja e katër vajzave dhe jetonte në shtëpinë e familjes në Derbyshire në veri të Britanisë.

Motra e vogël e Ebony, India i bënte asaj homazhe të ndjera në rrjetet sociale: “Për motrën time Ebony, falemnderit motra ime e madhe, ishe më e mira që mund të kisha pasur”.

Ebony kishte 10,000 ndjekës në rrjetin Instagram dhe postonte rregullisht për veshjet dhe udhëtimet e saj në botë.

Familja ka ngritur tashmë një faqe donacionesh për të ndihmuar me udhëtimin drejt Sri Lanka, për të sjellë në vend trupin e bijës së tyre.

Zhvillimi vjen mes një serie vdekjesh të papritura 3-4 vitet e fundit të personave në udhëtim, të sportistëve, apo aksidenteve të pashpjeguara për të cilat shkenca ende nuk ka një përgjigje.

E ndjera u sëmur papritur në hotelin ku po qëndronte në Sri Lanka.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit