Një denoncim i vrazhdë ka ardhur në redaksinë e JOQ ku raportohet se në fshatin Pojan, bashkia e Maliqit po përdor lumin Devoll si një vendshkarkim për mbeturina urbane dhe ujëra të zeza.
Qytetarët dërgojnë pamjet trishtuese të një deti mbeturinash të akumuluara në brigjet e lumit të kësaj zone, duke raportuar se shkarkime nga gropat septike gjithashtu derdhen qëllimisht në të.
Lumi Devoll është një nga arteriet kryesore që furnizon lumin Seman në jug të Shqipërisë por papërgjegjësia e disa zyrtarëve për ta mbrojtur po shkakton degradim të këtyre pasurive të paçmueshme natyrore.
Zhvillimi vjen pas denoncimeve të shumta të qytetarëve ndaj zyrtarëve të kryebashkiakut Gëzim Topçiu për braktisje të fshatrave dhe diskriminim politik. Topçiu, i cili mban këtë post prej më shumë se 25 vitesh, akuzohet prej tyre se e ka kthyer institucionin në 'pronë private të klanit të tij politik'.
Rrugët e fshatit janë në gjendje të mjerueshme, plot gropa, baltë dhe pluhur, ndërsa ndriçimi mungon në shumicën e lagjeve. Banorët pretendojnë gjithashtu se rrugët dhe lagjet ku jetojnë familje me lidhje me partinë në pushtet janë shtruar e ndriçuar, ndërsa ato të banuara nga familje të me bindje politike të djathta janë lënë në baltë e llucë.
Denoncimi i qytetarit:
“Pershendetje dua te bej nje denoncom ne Pojan, bashkia Maliq me plerat, mbetjet dhe ujrat e zeza qe derdhen ne lumin Devoll, eshte nje katastrofe e mjedisit dhe e pasurive kombetare. Ketu po derdhen dhe ujrat e zeza pasi pastrojne gropat skeptike i derdhin ne lumin Devoll pa pasur problem fare. Flm”