Një 52-vjeçar më inicialet S. I. ka rënë është arrestuar nga policia në lidhje me përplasjen për vdekje të një këmbësori me automjetin e tij dje në Elbasan.
Policia njofton se 68-vjeçarin B. Rr. humbi jetën ditën e djeshme në fshatin Shijon prej dëmtimeve të marra në aksident, edhe pse u dërgua në spitalin e Elbasanit.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: S. I., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në fshatin Shijon, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin B. Rr., 68 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit”, njofton policia.
Zyrtarët shtonin se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për veprime të mëtejshme.