Një qytetar që kishte dalë në punë me furgon në orën 7 të mëngjesit ka marrë një gjobë për parkim të parregullt, por çudia i ka ardhur kur ka vënë re se policët që ndodheshin në vendin e ngjarjes nuk po gjobisnin kolegët e tyre që kishin bllokuar korsinë e kalimit të autobusit.
Ai ka denoncuar këtë ndodhi në redaksinë tonë, shoqëruar me pamje që tregojnë se ku ishte parkuar furgoni i gjobitur dhe ku ishin automjetet e tjera me logon e Policisë.
Sipas tij, kjo situatë është një problem që ndodh shpesh pasi qytetarët e thjeshtë gjobiten për një shkelje të vogël, ndërsa kolegët e policisë që shkelin rregullat më të mëdha dhe të rrezikshme nuk marrin asnjë ndëshkim. Ai tregon se kur ka kërkuar një shpjegim nga polici në fillim ai e ka ofenduar, por kur ka ngritur kamerën për të regjistruar ngjarjen, polici ka mbyllur gojën dhe ka heshtur.
Ai kërkon më shumë drejtësi dhe profesionalizëm nga ana e autoriteteve pasi ata që kanë njohje me Policinë dhe qeverinë, shpëtojnë të pa ndëshkuar, ndërkohë që ata dalin për punë gjobiten me rastin e parë.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ, i vendosin gjobe qytetarit qe ka dal qe ne 7 per pune me furgon dhe nuk guxon ti gjobis koleget qe kane bllokuar korsine e kalimit te autobuzit. Ndodh cdo dite kudo. Nuk eshte e drejte qe polici te shendrrohet thjesht ne nje gjobvenes. Rri poshte tabeles se ndalim qendrimit dhe asnje prej makinave te kolegeve nuk i vendosin gjobe. Cfare eshte kjo? Edhe me ofendoi kir i thash se nuk eshte e drejte por kur hapa kameren e mbylli gojen. Turp