Qytetarët denoncojnë gjendjen katastrofike të rrugës buzë lumit Ishëm në Krujë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 06.02.2025, 10:39

Banorë të fshatrave buzë lumit Ishëm denonconuan sot në redaksinë e JOQ gjendjen e neglizhuar dhe të rrezikshme të rrugës automobilistike që është lënë prej në gjendje të mjerë prej vitesh nga bashkia e Krujës, ndërsa gradualisht po grumbullon pirgje mbeturinash të hedhur nga biznese e individë të përpërgjegjshëm.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet segmeti i gjatë i përfshirë nga balta, buzë të cilit pa asnjë barrierë mbrojtëse vërshon shtrati i lumit që merr me vete çfarëdo të bjerë në rrjedhën e tij.

Banorët e fshatrave Bilaj e Ura e Gjoles, në zonën ndarëse mes Tiranes dhe Fushë Krujës kanë raportuar dhe më parë neglizhencën e bashkisë për infrastrukturën e tyre por për fat të keq gjendja vijon të përkeqësohet ndërsa zyrtarët në majë të piramidës refuzojnë të marrin përgjegjësitë e tyre.

Raprotimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, ju shkruaj ne emer te fshatarve te fshatit BILAJ dhe URA GJOLES, ne lidhje me rrugen e fshatit, rreth 3 km e shtruar me balte, dhe lumi eshte bere vend grumbullim mbeturinash nga bizneset e zonës, ju dergoj edhe videon dhe te lutem anonim, jemi ne bashkine Kruje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit