Aksidentohet në Kroaci një autobus nga Kosova, 26 udhëtarë u bllokuan brenda

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.02.2025, 10:00

Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar në Kroaci të mërkurën në mbrëmje.

Siç raporton portali kroat 24Sata, autobusi i agjencisë Harea Travel nga Suhareka ka rrëshqitur nga rruga pasi shoferi e ka humbur kontrollin e timonit. Aksidenti ka ndodhur në autostradën A1 në vendbanimin Donja Zdençina.

Sipas informacioneve të para, nga aksidenti nuk ka të vdekur. Në autobus ndodheshin 26 pasagjerë dhe dy shoferë.

Policia e Zagrebit tha se aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës.

Të gjithë pasagjerët u shpëtuan nga dera e shoferit me ndihmën e zjarrëfikësve dhe dy prej tyre pësuan lëndime të lehta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit