E goditi viktimën me mjete të forta, arrestohet i dyshuari në Istog për tentim-vrasje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.02.2025, 09:56

Policia ka arrestuar një person në Istog, të dyshuar për ‘vrasje në tentativë’.

I njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje, e ka sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me mjete të forta.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit