Alarmi i zjarrit në QSUT jep shpjegime anglisht: Si t’i kuptojnë pacientët e moshuar?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.02.2025, 09:54

Mbrëmjen e kaluar, një situatë alarmante ndodhi në pavijonin e psikiatrisë në QSUT, ku një zjarr shkaktoi kaos dhe pasiguri për pacientët, por edhe familjarët e tyre.

Këta të fundit treguan për JOQ ALBANIA se askush nuk i lajmëroi për zjarrin, por kur panë tymin në gjithë pavijonin e neurologjisë filluan të nxirrnin pacientët jashtë.

Sipas tyre udhëzimet për të tilla rastesh askush nuk i dëgjoi dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga një regjistrim i një qytetari pak ditë më parë.

Ai ka treguar se alarmet e zjarrit në pavijonin e QSUT janë anglisht dhe si rrjedhojë, askush nuk mund ta kuptojë çfarë ndodh, as mjekët e infermierët që si minimum duhet të kenë njohuri këtë gjuhë, për të mos përmendur më pas pacientët e moshuar, që rrezik mund të asfiksohen nga tymi deri sa dikush t'i shpëtojë.

Qytetari madje ngre pyetjen se sa miliona euro duhen për ta ndërruar këtë alarm në shqip, siç është gjuha zyrtare, apo ky është një luks i papërballueshëm për një vend ku në shëndetësi vidhen paratë me lopata nga oligarkët e pangopur dhe të lidhur me pushtetin.

Denoncimi i qytetarit:

Kur bie alarmi i zjarrit nga dikush që po tymos cigare, autoparlanti njofton në anglisht. Po kur të ndodhë një zjarr i vërtetë, si e keni menduar t’ua shpjegoni pacientëve të moshuar që duhet të ngrihen e të vrapojnë nga shkallët? Apo shpresoni që flakët të bëjnë përkthimin? Dhe, meqë ra fjala, sa miliona euro duhen për ta ndërruar këtë alarm në shqip, siç është gjuha zyrtare? Apo është një luks i papërballueshëm për një vend që ende nuk është në BE? Se administrata mezi flet shqip, lëre më anglisht… Po pacientët e moshës së tretë, ata janë gati për një test IELTS përpara se të dalin nga dhoma në rast emergjence? Po Spitali i ri Spitali E ka mbaruar restaurimin... Pas shume parave qe jane hedhur kete alarm nuk E ndreqnin dot t'a vendosnin dy here ne shqip dhe nje here anglisht Ndonje hallexhi ka ndez cigare diku brenda ne spital dhe tymi ka ndezur alarmin qe degjohet ne gjuhen angleze. Po kur te bjeri zjarre vertete

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit