Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.02.2025, 21:12
JOQ Albania festoi 15-vjetorin e themelimit dhe, për ta shënuar këtë ditë të veçantë, një pjesë e stafit la kompjuterët për t’u angazhuar në terren. Por kjo nuk ishte një festë e zakonshme me çarje tortash, me pjata me mish ose me politikanë të ftuar.
Sot vendosëm të festojmë duke shpërndarë mirësi dhe ndihmë për të tjerët. Sepse kur sheh nga afër realitetin, bëhesh edhe më mirënjohës për të gjitha të mirat që të ka dhënë Krijuesi.
Si pjesë e këtij festimi, u shpërndanë ushqime për 15 familje në nevojë. Një nga këto familje u bë pjesë e një simbolike të veçantë: në tokën e tyre u mbollën 15 ullinj, si një shenjë e qëndrueshmërisë, jetëgjatësisë dhe shpresës për të ardhmen.
Por festimet nuk ndalen këtu. JOQ Albania do të vijojë një traditë tashmë të konsoliduar: ofrimin e reklamës falas për 15 biznese të vogla dhe unike Më shumë se një festë, kjo është një mënyrë për të mbështetur dhe nxitur rritjen e bizneseve lokale, duke treguar edhe një herë se JOQ Albania është më shumë se një kompani—është një shtyllë e fortë e komunitetit, gjithmonë pranë njerëzve.
Ftojmë bizneset të aplikojnë duke na treguar historinë e tyre dhe arsyen pse pikërisht ato duhet të përzgjidhen. Na shkruani në WhatsApp: 0699299998.
JOQ Albania shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe kanë qenë pranë nesh gjatë këtyre 15 viteve. Një falënderim i veçantë i dedikohet stafit tonë, partnerëve dhe komunitetit, të cilët kanë bërë të mundura këto iniciativa të veçanta. Një tjetër falënderim i veçantë u dedikohet edhe dhjetëra ish-anëtarëve të ekipit, të cilët, megjithëse sot nuk janë më pjesë e jona, kanë lënë gjurmë të jashtëzakonshme në rrugëtimin tonë.
Faleminderit që jeni pjesë e historisë sonë dhe e së ardhmes që po ndërtojmë së bashku!
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR