Në redaksinë tonë ka mbërritur një ankesë për gjendjen e Rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut.
Përveç dëmeve materiale, kjo gropë rrit rrezikun e aksidenteve, kur shoferët detyrohen të bëjnë manovra, ndërsa më pak fatlumët përfundojnë te mekaniku.
“Zgjojeni Lali Erin se e ka zënë gjumi”, shkruan qytetari.
Ndërkohë nuk merret asnjë masë nga autoritet. Kushedi presin që gropa të arrijë përmasat e një liqeni para se ta mbushin!