Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.02.2025, 19:36
Disa foto dhe video intime të disa vajzave minorene në Korçë, po bëjnë xhiron e rrjetit në "Instagram".
Faqja është hapur nga disa persona të paidentifikuar dhe rasti është denoncuar në polici, por hetuesit nuk kanë zbuluar ende se kush qëndron pas kësaj faqeje, që tashmë është mbyllur. Administratori i faqes postonte foto dhe video intime të vajzave, bashkë me emrat dhe adresat e tyre përkatëse.
Publikimi i çasteve intime ka dëmtuar rëndë imazhin e vajzave, duke i bërë të ndihen të poshtëruara. Disa prej tyre kanë përjetuar tronditje të mëdha psikologjike, madje ka pasur raste të vetëlëndimit pas ekspozimit publik. Autorët e faqes anonime i kanë shantazhuar, duke u kërkuar foto dhe video të tjera, përndryshe do të publikonin materialet që kishin siguruar nga burime të tjera.
Pas denoncimeve të bëra nga minorenet, policia ka nisur hetimet për të identifikuar përgjegjësit e këtij akti të rëndë. Oficerët po përpiqen të gjurmojnë burimin e materialeve dhe të zbardhin skemën pas publikimeve, me qëllim vënien e fajtorëve para drejtësisë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR