Rreth orës 17:30, në fshatin Vranisht të Devollit, banorët kanë gjetur të pajetë në ballkonin e shtëpisë së tij shtetasin F. T., 63 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai mund të jetë vetëvarur, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkaqet e vdekjes.
Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që mund të kenë çuar në këtë tragjedi. Grupi hetimor po punon për të mbledhur prova dhe dëshmi që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.