Detaje nga ngjarja/ Bashkëshortja e Asim Gjonit: “Kunata donte gjysmën e shtëpisë”

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 05.02.2025, 17:49

Bashkëshortja e Asim Gjonit, i cili u vra nga babai i tij, 74-vjeçari Hekuran Gjoni, ka ndarë detaje të reja mbi ngjarjen tragjike.

Në një intervistë, ajo ka treguar se shkaku i konfliktit ishte motra e bashkëshortit të saj, e cila kërkonte dokumentet e pronësisë së banesës. Sipas saj, vjehrri, Hekuran Gjoni, ishte një person i dhunshëm dhe i alkoolizuar, që konsumonte gjithmonë pije alkoolike.

Ajo thekson se kjo nuk ishte hera e parë që babë e bir kishin pasur përplasje. "Edhe para 11 vitesh ka pasur një debat të fortë mes tyre, por më pas gjërat u qetësuan," shprehet ajo.

Bashkëshortja e viktimës tregon:

"Kam qenë me kolegët e punës në Strugë. Mbaj mend që më mori në telefon goca e kunatit dhe më tha se kishte ndodhur një aksident, por nuk më dha detaje. Më përcolli te autobusi, pasi do vinte t’u sillte brioshë fëmijëve dhe të nisej për në punë. Më pas më njoftuan se ishte në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak. Ngjarjen e mësova në rrjetet sociale ndërsa isha rrugës dhe e pashë në media çfarë kishte ndodhur. Nuk e di kush ka qenë i pranishëm në momentin e konfliktit, por thuhet se aty ishin motra, nëna dhe babai i tij. Me gocën nuk kemi pasur marrëdhënie të mirë. E njëjta situatë kishte ndodhur edhe para 11 vitesh, por ishte sheshuar. Tre ditë më parë, ata kërkuan letrat e shtëpisë së burrit tim, të cilat i kishim ne. Ai donte që pjesën e tij ta kalonte te vajza e tij. Nuk e vë në dyshim, por ishte çështje pronësie."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit